“Madame X”, rrëfehet Madonna: Jam e lodhur nga ky realitet

Nga A2 CNN
14 Qershor 2019, 13:57 | Showbiz
“Madame X”, rrëfehet Madonna: Jam e lodhur nga ky realitet

Kontrolli i armëve, varfëria dhe diskriminimi. Këto realiteti të botës moderne, ylli i muzikës pop Madonna po synon t’i luftojë edhe përmes albumit të saj më të ri “Madame X”.

Në një intervistë të gjatë për “Reuters”, 60-vjeçarja thotë se ndihet e frikësuar kur e pyesin sesi i duket situata nëpër botë. 

“Është vërtet e frikshme. Nëpër botë po ndodhin shumë gjëra. Kur mendon për numrin e personave që vdesin çdo ditë, për ata që plagosen apo dhunohen, për ata që janë dënuar pa të drejtë apo për armët. Ky është një problem shumë i madh, jo vetëm për Amerikën. Jam shumë e interesuar ndaj nuk mund të rrija pa shkruar diçka për këtë”, u shpreh këngëtarja.

Në albumin e saj të 14, kënga “I rise”, pjesë të së cilës janë marrë nga një fjalim i një adoleshenteje, i kushtohet diskriminimit ndërsa “Dark Ballet”, miksim i muzikës së pianos dhe popit elektronik, i dedikohet fëmijëve apo grave të dhunuara.

“Këto që po jetojmë, janë kohëra të çmendura sepse po luftojmë për shumë të drejta dhe liri që i meritojmë e që sistematikisht na rrëmbehen”.

Madonna mbron me kokëfortësi edhe të drejtat e komunitetit LGBT, pasi për vite ka qenë pjesë e fushatës për të drejtat e tyre. Ndërsa e pyetur për lëvizjen MeToo, që ka tronditur botën e Hollivudit, pas akuzave ndaj producentit, Harvey Weinstein, 60-vjeçarja theksoi se nuk mund të flasë më shumë, duke lënë të kuptohet se edhe ajo ka zgjedhur rrugën ligjore.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos