Nga kinematë në video-lojë, Marvel kërkon të ripërsërisë suksesin e “Avengers’’

Nga A2 CNN
13 Qershor 2019, 14:24 | Showbiz
Nga kinematë në video-lojë, Marvel kërkon të

Pas arkëtimeve rekord të 'Avengers: Endgame' në kinematë botërore, Marvel synon të ripërsërisë suksesin edhe në botën e video-lojërave. Edhe pse ishte njoftuar që në janar të 2017-s, shumë prej adhuruesve të sagës menduan se projekti ishte arkivuar, pasi për dy vite me radhë nuk erdhi asnjë lajm.

Por këtë javë prodhuesi i video-lojërave “Crystal Dynamics” njoftoi se “Avengers” ishte tashmë një realitet duke zbuluar edhe fragmente të lojës.

“Ne jemi entuziastë për këtë sipërmarrje. Kemi aktorë që jo vetëm i kuptojnë personazhet, por edhe i dashurojnë ato. Njëkohësisht, ne duam që ata të jenë edhe origjinalë” deklaroi Scot Amos.

Kreu i “Crystal Dynamics” rrëfen se fansat e “Avengers’’ kishin arritur deri aty sa të sajonin intervista të rreme, në mënyrë që të zbulonin detaje. Video-loja fillon me 5 superheronjtë, Capiten America, Iron Man, Hulk dhe Thor, teksa shijojnë popullaritetin në San Francisko. Por kur anija e re e Iron Man rrëmbehet dhe shpërthen duke shkaktuar dëme të rënda, ata hidhen në veprim.

Versioni kinematografik fillon me të njëjtët personazhe para se të shtohen të tjerë të rinj. Edhe loja do të ndjekë të njëjtën linjë.

'Avengers' do të lancohet në të gjitha platoformat e lojërave në maj të 2020-s, por prodhuesit thonë se përdoruesit e Playstation do të mund ta shijojnë më herët.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos