Magjistarit i zhdukin pasurinë nga shtëpia

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2018, 15:56 | Lifestyle
Magjistarit i zhdukin pasurinë nga shtëpia

Ai është mësuar që zhduk gjëra para syve të qindra spektatorëve dhe bën numra prestigji që mahnitin miliona në kanalin e tij në YouTube. Por magjistari i famshëm britanik Dynamo është befasuar kur ka parë t’i zhduken nga shtëpia e tij në Londër sende me vlerë plot 100 000 paund.

Nuk ishte një shaka e ndonjë kolegu, por një hajdut kishte hyrë në vilën e tij me vlerë 1,3 milionë paund, ndërsa ai dhe bashkëshortja e tij Kelly ishin me pushime. Hajduti Alistair McËilliams, 33 vjeç, vodhi nga shtëpia dy ora, Rolex dhe Cartier, bizhuteri, një iPad dhe një laptop.

Fatmirësisht hajduti është kapur dhe tani rrezikon të dënohet me deri 7 vjet burg, për shkak se rekordi i tij kriminal ishte tepër i gjatë.

Dynamo është i famshëm pasi mes shumë numrash prestigji ka realizuar edhe ecjen mbi lumin Tamiz në Londër. Shiko videon më poshtë. (A2 Televizion)

https://youtu.be/JPHb8Ldt9Ec

A2 CNN Livestream

Latest Videos