Majko ftesë opozitës për bashkëpunim, Veliaj: Më mirë të shkrihet LSI se të digjet Shqipëria

Nga A2 CNN
22 Prill 2021, 20:57 | Politikë
Majko ftesë opozitës për bashkëpunim, Veliaj: Më

Kandidati socialist për qarkun e Tiranës, i 19-ti në listën e PS, Pandeli Majko i ka bërë ftesë për bashkëpunim opozitës. Gjatë fjalës së tij në mitingun përmbyllës të qarkut të Tiranës, ai tha se qeverisja e ardhshme e PS-së nuk do të vijë si shuplakë, por si dorë e shtrirë për bashkëpunim, ndërsa shtoi se opozita duhet të dijë të kthehet brenda në sistem.

"Na votoni sepse duke votuar për numrin 12, votoni mekanizmin më të fuqishëm për të ndryshuar Shqipërinë dhe historinë e saj. Duke votuar 12, ju bëni një shiringë kundër mikrobeve të së ardhmes në kutinë e votimit, votoni për një tullë më shumë në shtëpitë  e rindërtuara, për një shpresë më shumë në investime, ju votoni që për të përndjekurit të vijojë dëmshpërblimi, që për pensionistët të rriten pensionet. Këto nuk janë vetëm fjalë por dy mandate që ne i kemi hedhur si skelete te banesave dh etani ka ardhur momenti që të gjithë bashkë, në aleancën më të madhe, në aleancën me qytetarët dhe me dorën drejtuar karshi kundërshtarëve tanë, sepse data 25 nuk do ketë vetëm fitimtarë numrin 12, por dhe ata që do të jenë humbës. Shqipëria është e të gjithë shqiptarëve. Qeverisja  e ardhshme nuk vjen si një shuplakë, por dorë e shtrirë për bashkëpunim dhe për të bashkëqeverisur Shqipërinë, sepse ne do qeverisim dhe opozita duhet të dijë të kthehet brenda në sistem. Boll shëtiti rrugët, tani ka ardhur koha që së bashku t'i përvishemi punës. Na votoni sepse do të ndryshojmë vetë për të ndryshuar Shqipërinë. Mos harroni se çdo numër është veç emër, 12 jeni ju dhe ne, është PS dhe e ardhmja e Shqipërisë”.

Ndërsa kryebahskiaku i Tiranë Erion Veliaj, në fjalën e tij tha se kush voton PD dhe LSI bën një tradhti familjare. Sipas tij më mirë të shkrihet LSI sesa të digjet Shqipëria.

"Më mirë patronazhisht, se paramilitarë të Ilir Metës dhe Saliut që i marrin jetën. Ne jemi bota e patronazhistëve, e atyre që dinë çdo hallë e nevojë, atyre që trokasin derë më derë, se ne jemi PS, por ka edhe një botë tjetër, është bora e paramilitarëve, është e xhamave të errët, e atyre që bllokuan Rinasin, e atyre që kanë bllokuar çdo rrugë, është e atyre që bëjnë zhurmë me makina, e viteve '90, një botë komplet tjetër, që nuk ka lidhje me Europën, një botë që siç thanë SHBA-BE është e shkuar, përplasen 2 botë, kush voton PD-LSI bën një tradhti familjare, se të votosh për ata që bllokojnë rrugën, shkollat, vaksinat, rindërtimit, do të thotë se po voton kundër familjes tënde. Më mirë të shkrihet LSI se të digjet Shqipëria. Saliu ka kapur moshën e Enverit dhe ka kapur Shqipërinë". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos