
Një pako e dyshimtë është gjetur këtë të hënë në zonën e plazhit të vjetër në qytetin e Vlorës.
Mësohet se një telefonatë ka mbërritur në sallën operative nga banorët të zonës. Më pas, policia ka konstatuar një sasi eksplozivi të lidhur me një telefon.
Ndërkohë, policia është vendosur në terren ku është vendosur një perimetër i gjerë sigurie. Tashmë pritet mbërritja e ekspertëve për të bërë çmontimin e eksplozivit. (A2 Televizion)