Makina bie në humnerë në Fortuzaj të Tiranës, ndërron jetë një person, plagoset një tjetër

Nga A2 CNN
21 Korrik 2023, 23:58 | Kronikë
Makina bie në humnerë në Fortuzaj të Tiranës,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të së premtes në fshatin Fortuzaj të Tiranës, ku një person ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti me makinë.

Policia bën të ditur se një automjet tip “Range Rover” në të cilin ndodheshin shtetasi D. Ç., 33 vjeç, dhe një shtetas tjetër ende i paidentifikuar ka rënë në humnerë.

Si pasojë shtetasi D. Ç., 33 vjeç, është dëmtuar dhe ndodhet në spital, ndërsa shtetasi tjetër ka humbur jetën.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos