Detaje të reja nga vrasja në Lezhë, video nga makina e djegur, dyshohet se i përket autorëve

Nga A2 CNN
20 Korrik 2023, 21:00 | Aktualitet

Makina me të cilën dyshohet se udhëtonin autort e vrasjes së 42 vjeçarit Nikolin Lekstakaj (Marku) pasditen e të mërkurës u gjet e djegur në një parcele në fshatin Gjadër, Lezhë.

Pas vrasjes, autorët kanë dalë nga autostrada Lezhë - Shkodër në drejtim të fshatit Gjadër dhe më pas kanë devijuar përmes një rrugë kalldrëmi për rreth 1 km dhe në një parcelë i kanë vënë flakën.

Ata mendohet së janë larguar në këmbë për të dalë në superstradë, ndërsa automjeti u gjet vetëm ditën e sotme pas sinjalizimeve të banorëve.

A2 ANN sjell video ku shihen gjurmët e automjetit të djegur, teksa ende nuk ka asnjë të re nga autorët.  

Marku u qëllua me breshëri plumbash nga një mjet me xhama të zinj në lëvizje. Gjatë këtij momenti, autorët kanë thyer xhamin e makinës për të qëlluar shënjestrën dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Atentati ndodhi jo shumë larg shtëpisë së viktimës, në fshatin Balldre. Pista e parë për policinë është hasmëria, pasi dyshohet se 42-vjeçari është vrarë për të marrë hakun e vrasjes së 51-vjeçarit Ardian Nikulaj në Shëngjin, më 19 prill fiks 3 muaj më parë.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/20/vrasja-ne-lezhe-zbulohet-benzi-i-djegur-brenda-makines-u-gjet-dhe-kallashnikovi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos