Theu këmbën e krahun në “Kodër Kunje”, shpëtohet turistja gjermane

Nga A2 CNN
21 Korrik 2023, 10:02 | Aktualitet

Policia e Shkodrës dhe banorët e zonës i kanë shkuar në ndihmë një turisteje gjermane që ishte rrëzuar dhe ishte lënduar gjatë eksplorimit të zonës me një turist tjetër. Incidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kodër Kunje”.

Ndihmën e policisë e kërkoi një banor i zonës ndërsa turistja kishte rrëshqitur dhe nuk lëvizte dot, pasi kishte thyer këmbën dhe krahun.

Pas mbërritjes në vendngjarje, shërbimet e Policisë e kanë transportuar turisten gjermane dhe turistin tjetër që e shoqëronte, nga terreni ku ndodheshin deri në Prekal, në rrugën automobilistike, ku më pas, siç njoftohet, ata janë marrë nga shërbimet e ambulancës.

Pasi i është dhënë ndihma e parë nga ekipi mjekësor, turistja e dëmtuar është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.     (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos