Makina futet mes këmbësorëve në qytetin gjerman, mes viktimave edhe një foshnje

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2020, 15:15 | Bota

Të paktën 5 persona mbetën të vrarë, mes tyre edhe një foshnje 9-muajshe, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur kur një makinë u fut në një zonë këmbësore në qytetin gjerman, Trirer, të martën.

Policia arrestoi drejtuesin e mjetit, një 51-vjeçar me shtetësi gjermane. Ai do të gjykohet për vrasje me dashje. Prokuroria tha se drejtuesi i mjetit ishte i alkoolizuar në momentin arrestimit dhe kishte gjithashtu të dhëna për probleme psikologjike.

Policia e qytetit tha se arsyet e kryerjes së këtij veprimi janë ende të panjohura dhe nuk ka të dhëna që të tregojnë se ka pasur motivacion politik.

Trier ndodhet rreth 190 kilometra në perëndim të Frankfurtit, pranë kufirit me Luksemburgun.

Momenti i arrestimit të shoferit

Në përditësim... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos