Makina përfundon në kanal, një i vdekur në aksin Shkodër-Velipojë

Nga A2 CNN
15 Qershor 2019, 09:28 | Kronikë
Makina përfundon në kanal, një i vdekur në aksin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në 01.30 në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, ku si pasojë e një aksidenti automobilistik ka humbur jetën një person.

Mësohet se në mjetin e aksidentuar udhëtonin tre pasagjerë,  dhe për shkaqe ende të paqarta shoferi ka humbur kontrollin e mjetit i cili ka përfunduar në një kanal.

Si pasojë e përplasjes, një nga pasagjerët, shtetasi Ndue Gjokaj ka ndërruar jetë.

Autoritetet po hetojnë mbi dinamikat e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos