Lirohet me kusht Stresi, qëndroi mbi 8 muaj në burg për armëmbajtje

Nga A2 CNN
14 Qershor 2019, 12:59 | Kronikë
Lirohet me kusht Stresi, qëndroi mbi 8 muaj në burg për

Gjykata e Tiranës dënoi me tre vjet burg Arkimed Lushajn, reperin e njohur me emrin "Stresi" për akuzën e "armëmbajtjes pa leje". Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi për Arkimed Lushajn është ulur në 2 vjet, por Gjykata vendosi të pezullojë pjesën e mbetur të dënimit duke urdhëruar lirimin e tij dhe lënien në liri me kusht.

Këngëtari Arkimed Lushaj u arrestua në tetor 2018 në dhomën e një hoteli në zonën e Linzës, pasi iu gjet një armë zjarri pistoletë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos