
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në aksin Shkodër - Koplik, në vendin e quajtur “Ura e Vrakës“.
Një mjeti ende i paidentifikuar aksidentoi 49-vjeçarin I.I. ndërsa kalonte rrugën dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Personi i aksidentuar është dërguar në spital dhe ndodhet nën kontrollin e mjekëve, ndërkohë që policia po punon për gjetjen e mjetit që shkaktoi aksidentin. (A2 Televizion)