
Policia ka shpallur në kërkim dhe 5 persona të tjerë për rrëmbimin e Jani Prengës.
Burime pranë uniformave blu thanë se këta persona shfaqen në kamerat e sigurisë së resortit ku dyshohet se 49-vjeçari humbi jetën.
Hetuesit kanë sekuestruar këto kamera sigurie, ndërsa aty shihet se të dyshuarit dalin me trupin e viktimës të mbështjellë me qese. Njëri prej personave mban dhe një lopatë në dorë, ndërsa trupi i viktimës futet në një furgon të bardhë.
Hetuesit mësohet se kanë gjetur furgonin i cili po i nënshtrohet analizave në laboratorin shkencor. Për rrëmbimin e 17 janarit policia arrestoi dhe një person të pestë.
Në pranga, veç të afërmve Hajri ra dhe Festim Bexhdili, 30-vjeçar nga Kavaja.
Nga ana tjetër, policia vijon kërkimet për gjetjen e trupit të 49-vjeçarit të cilit iu mor jeta për shkak të trafikimit të kokainës nga i vëllai. Konflikti nisi në Britaninë e Madhe, ku vëllai i viktimës nuk dorëzoi qindra kilogramë kokainë, ndërsa të arrestuarit morën peng Jani Prengën si garanci për dorëzimin e parave dhe të lëndës narkotike. (A2 Televizion)