
Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim. Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat, Policia njofton se është arrestuar një 47-vjeçar nga Kosova me iniciale F. M., pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 4 muaj burg për falsifikim të letërnjoftimeve apo vizave.
Po kështu, në prangat e policisë ka rënë edhe një qytetar nga Durrësi me iniciale S. K., i dënuar me 8 muaj burg për ndërtim pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)