
Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur pasditen e së dielës në Lezhë, ku një person ka mbetur i vdekur.
Policia bën të ditur se në aksin rrugor Lezhë-Milot, në Ishull Lezhë, në afërsi të një karburanti, mjeti me drejtues shtetasin me iniciale B.Gj., ka aksidentuar një këmbësor, i cili ka humbur jetën.
Ndërkohë, pak minuta më pas, një tjetër aksident me një të vdekur ndodhi në aksin Levan-Fier, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Baltëzës”, shtetasi Gj. Z., 59 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” me targa AA478YC ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin S. S., 59 vjeç, banues në Fier, i cili ka qenë duke lëvizur në këmbë. (A2 Televizion)