Një banesë në fshatin Podë, në Kolonjë, është përfshirë nga flakët këtë të diel.
Mësohet se si pasojë e zjarrit ka humbur jetën Vangjel Rusta, 89 vjeç, i cili jetonte i vetëm.
Shkaqet e rënies së zjarrit janë të paqarta, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)