Makina përplas për vdekje 50-vjeçarin në Fier, drejtuesi largohet nga vendngjarja

Nga A2 CNN
24 Shtator 2022, 08:14 | Kronikë
Makina përplas për vdekje 50-vjeçarin në Fier, drejtuesi

Një aksident me vdekje ka ndodhur rreth mesnatës në aksin rrugor "Fier-Patos". Një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur me pasojë vdekjen një 50 vjeçar. Sipas Policisë drejtuesi është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit i cili është larguar nga vendngjarja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos