Makina përplas për vdekje këmbësorin në Berat

Nga A2 CNN
3 Gusht 2023, 22:40 | Aktualitet
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Berat

Një 75-vjeçar ka humbur jetën, pasi u përplas nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15, në vendin e quajtur "Stan", Moravë. Mësohet se një makinë që drejtohej nga G.Z, ka aksidentuar A.A., 75 vjeç, këmbësor. Për pasojë, 75-vjeçari pasi u transportua në Spital, humbi jetën.

Shoferi është dërguar në Komisariat, ndërsa grupi hetimor  ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

"Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 21:15, në vendin e quajtur "Stan", Moravë, një automjet që drejtohej nga shtetasi G.Z, ka aksidentuar shtetasin A.A., 75 vjeç, këmbësor.

75-vjeçari pasi u transportua në Spital, humbi jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit". (A2 Televizion)

Njoftimi i Policisë së Shtetit

A2 CNN Livestream

Latest Videos