Makina përplas për vdekje këmbësorin në Rrogozhinë

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2021, 20:08 | Kronikë
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Rrogozhinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orën 19:00 në bypass-in e Rrogozhinës, në afërsi të rrethrrotullimit "Teqja". Një automjet ka aksidentuar për vdekje një kalimtar.

Sipas Policisë viktimë e këtij aksidenti ka mbetur 60-vjeçari me iniciale L. D. Ai ka ndërruar jetë në vend, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme procedurale.

Kavajë/Informacion paraprak 

Me datë 02.12.2021, rreth orës 19:00, në bypass-in e Rrogozhinës, në afërsi të rrethrrotullimit "Teqja", mjeti me drejtues shtetasin Zh. I., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin L. D., 60 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi L. D., ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos