
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Tiranë, ku një makinë është përplasur me autobusin e linjës Kombinat-Kinostudio.
Përplasja raportohet të ketë qenë e fortë dhe për pasojë drejtuesja e mjetit ka mbetur e lënduar.
Shkaku i aksidentit është ende i paqartë, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e tij. (A2 Televizion)