Makina përplaset me motorin në aksin Lezhë-Milot, dy të plagosur rëndë

Nga A2 CNN
23 Mars 2022, 12:52 | Kronikë
Makina përplaset me motorin në aksin Lezhë-Milot, dy të

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur, këtë të mërkurë, në aksin Lezhë-Milot.

Sipas informacioneve paraprake, në këtë rrugë janë përplasur një makinë dhe një motor. Dy të plagosurit kanë qenë të dy duke udhëtuar me motor. Ata janë dërguar në spitalin e Lezhës dhe po marrin ndihmë mjekësore.

Policia tha se drejtuesi i automjetit shtetasi A.P. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos