Publikohen pamje nga operacioni në Vlorë, u arrestuan 3 persona

Nga A2 CNN
23 Mars 2022, 09:30 | Kronikë
Publikohen pamje nga operacioni në Vlorë, u arrestuan 3 persona

Tre persona u vënë në pranga nga Forca e Posaçme "Shqiponja” në qytetin e Vlorë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim për vrasje me dashje, të mbetur në tentativë.

Në lagjen "Ujë i Ftohtë", Vlorë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar, si dhe kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:   

- K. D., 50 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", pasi gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri pistoletë; 

- A. K., 21 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet në brez, një armë zjarri pistoletë. Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 04.08.2019, në lagjen “1 Maji”, Vlorë.

- Sh. L., 37 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, i cili dyshohet si përkrahës i personit në kërkim.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos