Shkodër, qëllon drejt furrës së bukës. Policia në ndjekje të autorit

Nga A2 CNN
22 Mars 2022, 22:11 | Kronikë
Shkodër, qëllon drejt furrës së bukës. Policia në

Një 32-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri drejt një furre buke, në qytetin e Shkodrës, në lagjen “Skënderbeg”.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një sherri mes 32-vjeçarit A.N. dhe pronarit të furrës, S.S.

Fatmirësisht, ka patur vetëm dëme materiale.

Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos