Makina të vjetra me një sekret high-tech | FOTO

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2018, 11:34 | Teknologji

Ndërkohë që shumica e të apasionuarve ndaj makinave të vjetra punojnë shumë që t’i rikthejnë ato në ditët e lavdishme, themeluesi i kompanisë “ICON” në Shtetet e Bashkuara, Jonathan Ward, pati idenë gjeniale që të ruajë bukurinë e tyre duke fshehur brenda një sekret të teknologjisë së lartë.

Makinat “vintage” ai i pajis me materiale moderne, disa edhe me motorë elektrik. “E gjithë ideja e projektit “Derelict” është që ne bëjmë shumë punë në mënyrë që në fund të duket sikur nuk kemi bërë asgjë. Duam të ruajmë amortizimin natyral të këtyre mjeteve, sepse çdo shenjë ka një histori pas”.

Procesi i realizimit të këtyre makinave mund të shkojë nga 72 orë në 2 vjet, kështu që deri më tani, vetëm 12 janë realizuar dhe dorëzuar te klientët, mes të cilëve mendohet se është edhe Jonathan Ive i Apple.

Disa e quajnë këtë konceptin më radikal të makinave luksoze, por për Ward, kjo është më tepër çështje pasioni se sa biznesi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos