









Mbi 50 makina të vjetra janë ekspozuar këtë të shtunë në Sheshin “Skënderbej”, duke ofruar një pamje të këndshme për të apasionuarit e mjeteve motorike, por edhe kalimtarët. Shfaqja e makinave të epokës u bë në kuadër të një simpoziumi të organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) dhe RETRO Albania do të organizojnë për herë të parë në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Mjeteve Historike (FIVA).
Përveç mjeteve, në “Retro Bazaar” do të ketë muzikë Jazz & Swing, ushqim e pije, si dhe do të ketë stenda ku profesionistë të fushës dhe të apasionuar do të ekspozojnë pasionin e tyre RETRO përmes punimeve të tyre artizanale, artefakte, punime artistike me metal, dru, qeramikë, veshje “vintage”, objekte e orendi të vjetra, si dhe një hapësirë dedikuar traditës folklorike shqiptare si pjesë e identitetit tonë kombëtar për t’u promovuar si një aset kulturor.
Sipas DPSHTRR, përzgjedhja e Shqipërisë si vendi mikpritës në organizimin e këtij simpoziumi, vjen pak muaj pas anëtarësimit të shumëpritur të RETRO Albania në FIVA në Nëntor 2022. (A2 Televizion)