Mburrej në Facebook se është i arratisur, arrestohet 24-vjeçari

Nga A2 CNN
19 Maj 2023, 18:13 | Bota
Mburrej në Facebook se është i arratisur, arrestohet

Një 24 vjeçar nga Sardenja kishte disa javë që ishte i arratisur dhe mburrej për këtë në Facebook, duke u tallur me policinë dhe duke e krahasuar veten me Totò Riina. Por guximi i tij nuk zgjati shumë  dhe i arratisuri u arrestua në Olbia nga karabinierët, të cilët e identifikuan ndërsa po ecte nëpër rrugët e qendrës.

24-vjeçari duhet të vuajë një dënim prej 4 vjet e 9 muaj pasi ka torturuar me shkop një shokun e qelisë në burgun e të miturve Quartuciu dhe më pas i ka vënë zjarrin mobiljeve për të krijuar kaos dhe tentativë për t'u arratisur.

Ngjarja kanë ndodhur në qershor 2016, kur ai ishte ende 17 vjeç dhe kishte përfunduar në pranga për krime kundër pronës. Menjëherë pas dënimit, 24-vjeçari ishte bërë i pagjurmueshëm dhe lëvizte lirshëm nëpër Sardenja, por duke u bërë i dukshëm në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos