Male apo dallgë? Shqipëria e parë nga përtej detit

Nga A2 CNN
20 Janar 2020, 10:47 | Fotolajme

Duket si një dallgë gati për t’u përplasur mbi brigjet italiane. Por në fakt janë malet e Shqipërisë, që duken në horizont. Fotot e publikuara nga “La Repubblica”, të realizuara nga fotografja italiane Maria Pacoda, falë edhe motit të kthjellët, tregojnë anën tjetër të bregut, parë nga këndvështrime të ndryshme nga Salento. Magjia përsëritet sa herë që koha e lejon, por pamjet mbeten përherë spektakolare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos