Të notosh me krokodilët

Nga A2 CNN
18 Janar 2020, 14:20 | Fotolajme

Një notar i guximshëm është fotografuar duke notuar shumë pranë një grupi krokodilësh në brigjet e Kubës.

Roberto Ocha qëndron shumë pranë krokodilëve për të xhiruar një dokumentar mbi jetën ujore.

Artisti nga Ekuadori tha: “Dua të ndryshoj mendimin e njerëzve për krokodilët dhe dua të tregoj se me ta mund të komunikosh pa problem”.

Por, biologët rekomandojnë që njerëzit të mbajnë distancë sigurie me krokodilët, pasi rreth 1000 persona në vit vriten nga krokodilët apo aligatorët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos