GJKKO dhe SPAK për Forcën e Ligjit, kërkojnë përfshirjen e gjykatave dhe prokurorive të rretheve

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2020, 15:44 | Aktualitet
GJKKO dhe SPAK për Forcën e Ligjit, kërkojnë

Gjykata dhe Prokuroria e Posaçme antikorrupsion i kërkon qeverisë që kërkesat e OFL të mos shqyrtohen vetëm prej saj, por edhe nga gjykatat apo prokuroritë e rretheve.

Në një shkresë dërguar ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, kërkohet ndryshimi i aktit normativ i cili mbyll misionin, më 31 dhjetor, por kërkesat e dërguara nga OFL janë në total 7800 ndaj dhe kjo gjykatë nuk mund të shqyrtojë këtë volum të lartë për sekuestrimin e aseteve kriminale aq më tepër kur rastet janë jashtë juridiksionit të saj lëndor.

Gjyqtarët shprehen se detyra e tyre ligjore vlen për shqyrtimin e kërkesave për sekuestro dhe konfiskim vetëm për vepra të krimit të organizuar korrupsionit dhe terrorizmit dhe jo për konfisikime automjetesh siç po ndodh në të vërtetë.

Për këtë arsye, kërkohet ndryshimi i aktit normative në nenin 9 tek të 3 paragrafet e tij. Akti parashikon që të gjitha kërkesat e OFL të shqyrtohen në shkallë të parë nga gjykata e posaçme antikorrupsion ndërsa prokuroria kompetente është ajo e posaçme.

Ndryshimet parashikojnë shqyrtimin e kërkesave për veprat jashtë juridiksionit të SPAK dhe gjykatës së posaçme në gjykatat e rretheve dhe prokuroritë përkatëse që do të sillte automatikisht dhe ulje të fluksit.

Në total, OFL ka dërguar formularë vetëdeklarimi 7800 subjekteve ndërsa mes 291 vendimeve për sekuestro numërohet vetëm 1 makinë e vjetër e konfiskuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos