
Banorët e Maliqit kanë protestuar sot, duke akuzuar përvetësimin e tokave të tyre nga një kompani private.
Sipas banorëve, tokat të cilat ata i kishin në përdorim, të ndara me komision vite me parë, janë duke u privatizuar nga një kompani private, me lejen e Ministrisë së Bujqësisë.
Banorët shprehen se vitet e fundit u ishte premtuar nga bashkia dhe pushteti i sotëm se ata do të merrnin dokumentacionin përkatës të tokave dhe aktin e marrjes së tokës.
Sipas protestuesve, tanimë tokat i përkasin dikujt tjetër, por askush nuk u konsultua me këta banorë për sqarime. (A2 Televizion)