Parashikimi i motit: 4 mars 2021

Nga A2 CNN
4 Mars 2021, 07:04 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 4 mars 2021

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, por jo reshje, kjo është tabloja e motit përgjatë gjithë së enjtes.

Temperaturat e ajrit nuk do të shënojnë ndryshime të ndjeshme në vlerat ditore, vlerat minimale dhe maksimale do të variojnë nga 0 në 17 gradë celsius.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në tokë dhe det, me shpejtësi rreth 26 km/h nga drejtimi perëndimor gjatë paradites, ndërsa pasdite era do të marrë drejtim jugperëndimor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos