Manastirliu apel qytetarëve: Kush është mbi 57 vjeç të paraqitet në sheshin “Skëndërbej” për vaksinën

Nga A2 CNN
19 Qershor 2021, 11:19 | Aktualitet
Manastirliu apel qytetarëve: Kush është mbi 57 vjeç

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u ka bërë thirrje qytetarëve që janë mbi 57 vjeç dhe të gjithë atyre që i përkasin grupeve të riskut të paraqitën për t’u vaksinuar kundër COVID. Në një postim në rrjetet sociale ministrja ka publikuar edhe një foto me ekipin e vaksinatorëve, ku bën apel për të vijuar këtë proces jetik.

“Me ekipin e vaksinatorëve që në këto momente janë në shërbim të qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, ju ftojmë të gjithëve ju që ende nuk e keni kryer vaksinën dhe jeni mbi 57 vjeç ose i përkisni grupeve të riskut, të paraqiteni pranë qendrave të vaksinimit, për të vijuar këtë proces jetik”, shkruan Manastirliu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos