Manastirliu, inspektim në Portin e Vlorës: Forcim masash për parandalimin e koronavirusit

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2020, 12:57 | Sociale
Manastirliu, inspektim në Portin e Vlorës: Forcim masash për

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektoi njësinë e shëndetësisë në Portin e Vlorës, ku janë marrë masat për zbatimin e protokolleve ndërkombëtare për pasagjerët e dyshuar me koronavirus si dhe pajisja me logjistikën e nevojshme.

“Përmirësimi i survejancës aktive është shumë i rëndësishëm, në përputhje me rregulloren ndërkombëtare të shëndetit. E rëndësishme është që shërbimi është 24/7 dhe bashkëpunimi me epidemiologun është i vazhdueshëm për ndjekjen e rasteve”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë rikonfirmoi gjatë inspektimit në portin e Vlorës se, sipas shkallës së rrezikut, planet do të jenë të ndryshme për të përballuar çdo situatë.

Shqipëria vijon të mbetet vend me rrezikshmëri të ulët dhe nuk ka asnjë rast të koronavirusit të ri në Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos