
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, konfirmoi se në Shqipëri ka pasur raste të riinfektimeve me koronavirus, ndërsa theksoi se aktualisht 78% e shtretërve në spitale janë të zënë.
“Kemi raste të riinfektimeve, që i çon ekspertët në dyshime të qarkullimit të varianteve të rinj të Covid. Jemi në pritje dhe po çojmë mostrat në laboratorin e Berlinit për të vërtetuar se dyshimet tona do të rezultojnë të vërteta.
Kemi 78% të shtretërve të zënë në spitalet Covid. Kjo nuk do të thotë se kemi vështirësi në ofrimin e shërbimeve. Kapacitetet nuk janë të mbingarkuara”, tha Manastirliu. (A2 Televizion)