Dëmshpërblimet për aksidentet rrugore, rriten me mbi 39%

Nga A2 CNN
2 Tetor 2021, 14:17 | Aktualitet
Dëmshpërblimet për aksidentet rrugore, rriten me mbi 39%

Rritja e numrit të aksidenteve rrugore ka ndikuar edhe në vlerën e dëmshpërblimeve.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, dëmet e paguara bruto në sigurimin e automjeteve për periudhën janar-gusht 2021 kapën vlerën e 2,6 miliardë lekëve, duke pësuar një rritje me rreth 39.68 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ekspertët kërkojnë zbatimin e sistemit “bonus-malus”, i cili ka hyrë në fuqi prej 1 prillit 2019 e që deri më tani vijon të mos aplikohet.

Në 8 muajt e parë të vitit, sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, aksidentet rrugore u rritën me 20 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos