Manastirliu: Nga java e ardhshme, lëvizja do të rritet në 2 orë e 30 minuta. Janë 100 vatra aktive

Nga A2 CNN
22 Prill 2020, 14:53 | Aktualitet
Manastirliu: Nga java e ardhshme, lëvizja do të rritet në 2

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një deklaratë për mediat bëri të ditur se do të jenë 4 faza për lehtësimin gradual të masave.

“Hapja do të jetë e kujdesshme, do të jetë graduale. Në vendimmarrjen për të kaluar nga njëra fazë në tjetrën do të vlerësohet nëse ka shtim apo jo të rasteve. Plani përcakton që të hapen aktivitetet me më shumë efekt në ekonomi dhe me më pak rrezik për përhapjen e koronavirusit”, tha ministrja.

Manastirliu vlerësoi se masat kanë qenë efektive, por vijon të kemi një qëndrueshmëri të rasteve të reja. “Kjo tregon se infeksioni është ende aktiv, me raste të reja të gjetura fal hetimit epidemiologjik. Na rezulton të kemi më shumë se 100 vatra infeksioni aktive në të gjithë vendin”, u shpreh ministrja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos