
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis për situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit në të dyja vendet.
Lajmi konfirmohet nga kreu i qeverisë greke, Mitsotakis, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku bën me dije se bisedoi me kryeministrin Rama për masat e marra nga qeveritë për përballimin e pandemisë, si dhe hapat që po ndjekin dy vendet për rihapjen graduale.
Pjesë e bisedimeve Rama-Mitsotakis ishte dhe tema se kur do të hiqen masat shtrënguese që lidhjet mes dy vendeve të rifillojnë si më parë. (A2 Televizion)