Manastirliu: Pagat e mjekëve dhe infermierëve do të rriten 40% gjatë këtij mandati

Nga A2 CNN
9 Prill 2022, 11:11 | Sociale
Manastirliu: Pagat e mjekëve dhe infermierëve do të rriten 40%

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, deklaroi se pagat e mjekëve dhe infermierëve do të vijojnë të rriten edhe me 40% gjatë këtij mandati, teksa nënvizoi se autonomia spitalore do të eleminojë abuzimet në sistemin shëndetësor.

"63% janë rritur pagat për mjekët dhe infermierët. Do të vijojmë t’i rrisim pagat edhe këtë vit për mjekët dhe infermierët duke filluar nga 1 korriku, pavarësisht vështirësive ne do ta çojmë deri në fund zotimin tonë dhe brenda këtij mandati do të rriten deri në 40% dhe nuk do të ndalemi këtu sepse autonomia spitalore si një model i ri për menaxhimin dhe financimin e sistemit spitalor do të mundësojë që stafet tona do të paguhen sipas performancës”, deklaroi Manastirliu.

“Por, ajo që na intereson është shërbimi ndaj njerëzve. Autonomia spitalore është praktika që do të çojë në eleminimin e çdo abuzimi në sistemin shëndetësor", shtoi Manastirliu gjatë fjalës në panelin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, para nisjes së Kongresit të PS. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos