
Kjo është banesa, nëse mund të quhet e tillë, ku banon 61-vjeçarja Sema Shegaj, në fshatin Melgush të Bashkisë Vau i Dejës.
E moshuara jeton në një banesë të rrënuar së bashku me djalin e saj, ndërsa bashkëshorti ka vdekur vite më parë. Djali ndonëse me probleme përpiqet të punojë, por të ardhurat nuk dalin as për t’u ushqyer, ndërsa ilaçet detyrohet t’i blejë duke marrë borxh.
Një shoqatë bamirësie filloi t’i ndërtonte një banesë 61-vjeçares, por nuk mundën ta përfundonin. Ndërsa banesa ku janë të detyruar të qëndrojnë fut brenda si erën ashtu edhe shiun.
Me shpresën se dikush do ta dëgjoje dramën e saj, 61-vjeçarja do të vijojë sa të ketë mundësi të sigurojë mbijetesën me djalin e saj, ndërsa ngrohja e motit e qetëson disi pasi të paktën nuk do të kenë ftohtë. (A2 Televizion)