Manastirliu për “pasaportat” e vaksinimit: Nuk do ketë vaksina të penalizuara, nuk do të kishte sens

Nga A2 CNN
15 Prill 2021, 22:19 | Aktualitet
Manastirliu për “pasaportat” e vaksinimit: Nuk do ketë

Nuk janë pak të shqetësuarit që krijimi i një pasaporte vaksinimi mund të penalizojë në lëvizjet jashtë shtetit, por ministrja e Shëndetësisë në Absolut 4 mundohet të qetësojë mbi këtë mundësi.  

“Deri me tani pasaporta e vaksinimit është një projekt, ka shumë mendime dhe debate për benefitet dhe penalitetet, me efektet diskriminuese të mundshme, nga momenti që shumë vende nuk e kanë filluar fushatën e vaksinimit. Duhet të presim, por nuk ka asnjë penalizim mbi vaksinat, pra çdo vaksinë është efektive dhe nuk besoj se do të ketë asnjëherë barrierë me emra vaksinash, do të ishte pa sens”, deklaroi ministrja. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/04/15/ministrja-e-shendetesise-tregon-ne-absolut-4-perse-nuk-e-ka-marre-ende-vaksinen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos