
Ogerta Manastirliu, deputete e Partisë Socialiste dhe ministre e Shëndetësisë, deklaroi për A2 CNN se rezultati i zgjedhjeve të 14 Majit tregon se qytetarët treguan se mbështesin njerëzit e punës.
“Procesi i numërimit ka ecur mirë dhe nesër pasdite besoj se do të përfundojë edhe numërimi për subjektin politik. Qytetarët treguan se mbështesin njerëzit e punës dhe rezultati ka qenë më i mirë se ai i kaluari. Rezultati tregon se ne jemi shumë afër njerëzve dhe ata e kanë kuptuar që vota është investim që lidhet direkt me mirëqënien e familjes dhe shoqërisë”, tha Manastirliu.
“Fakti që kemi patur dhe vijojmë të kemi mbështetje, do të thotë që kemi bërë punë të mira, por edhe se njerëzit presin më shumë nga ne. Pra, kjo është një votë përgjegjësie”, shtoi ministrja.
Sa i përket surprizave, Manastirliu u shpreh: “Shkodra është lajm shumë i bukur”. (A2 Televizion)