Manastirliu: Së shpejti nis vaksinimi për personat mbi 60 vjeç, brenda majit do të vaksinohen 500 mijë

Nga A2 CNN
10 Prill 2021, 10:11 | Aktualitet
Manastirliu: Së shpejti nis vaksinimi për personat mbi 60 vjeç,

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë nga Vlora lajmin e mirë se së shpejti do të nisë procesi i vaksinimit për moshën mbi 60 vjeç

“Prej ditës së nesërme ulim fashën e vaksinimit 60+. Presim 7020 doza Pfizer dhe doza të tjera nga Sinovac”, tha Manastirliu.

Më herët përmes një video-mesazhi në “Facebook”, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thekson se deri më tani janë vaksinuar 250,676 persona dhe brenda muajit maj pritet të vaksinohen 500 mijë persona në total, duke krijuar kështu mundësinë për një sezon më të lehtësuar turistik.

“Më shumë se 176,000 gjyshe dhe gjyshër janë sot më të mbrojtur nga covid19, falë fushatës së vaksinimit masiv, që do ta vazhdojmë me ritme të larta, për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e çdo qytetari. 250,676 vaksinime të kryera. 500,000 të vaksinuar brenda muajit maj”, shkruan ministrja (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos