Partizani fiton me vuajtje përballë Vllaznisë, mban gjallë shpresën për titullin

Nga A2 CNN
21 Maj 2023, 18:50 | Futboll

Partizani ka marrë tre pikët që i nevojiteshin për të mbajtur gjallë ëndrrën për titullin kampion. Të kuqtë kanë mundur me shifrat 2-1 Vllazninë në një ndeshje që u duk se kishin në kontroll, por që e mbyllën mes drithërimash.

Të kuqtë dominuan plotësisht pjesën e parë dhe shkuan me meritë në pushimin e sfidës në avantazh të dy golave. Por në fraksionin e dytë të lojës, shkodranët ngushtuan diferencën me Balajn dhe vunë në vështirësi vazhdimisht portën e Rexhepit, duke iu afruar disa herë barazimit.

Megjithatë, në fund Partizani ia doli të mbronte fitoren 2-1 dhe të merrte tre pikët e rëndësishme që e mbajnë në garë për titullin kampion deri në fundin e kampionatit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos