Manchester City ka arritur të mposhtë Chelsean me rezultatin 1-0 në stadiumin “Etihad”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të të Premier Ligës. Goli i vetëm i sfidës u shënua nga argjentinasi Julian Alvarez në minutën e 12-të. Pavarësisht rasteve të krijuara asnjëra prej ekipeve nuk arriti të finalizonte me gol.
Me këtë fitore, City ka grumbulluar 88 pikë ndërsa Chelsea renditet po në vendin e 12-të me 43 pikë. Por, festa me trofeun u shty pak për skuadrën e Pep Guardiolës, pasi tifozët nuk e frenuan dot entuziazmin e tyre.
Në vërshëllimën finale të gjyqtarit, në vend që të prisnin për ceremoninë ky skuadrës së tyre do i dorëzohej trofeu, me mijëra tifozë hynë në fushën e lojës për të festuar për pak çaste.
Kjo bëri që nga fusha të largoheshin të rrethuar nga forcat e sigurisë të gjithë yjet e Cityt, pasi mbështetësit e skuadrës vërshuan drejt tyre për foto që t’i kishin kujtim.
Pasi u vendos edhe një herë rendi dhe tifozët u kthyen ne tribuna, u bë e mundur që të rregullohej edhe tribuna ku më pas Gundogan mori në dorëzim trofeun e Premier Ligës, duke festuar me shokët e skuadrës.
(A2 Televizion)