Kampionë nga... divani, zbulohen pamjet e festës së lojtarëve të City

Nga A2 CNN
21 Maj 2023, 13:40 | Futboll

Mediat britanike kanë mundur të sigurojnë disa nga pamjet e festimeve në kampin e Manchester City teksa u shpallën kampionë për herë të nëntë në histori, edhe përse nga divani ku qëndronin.

“Qytetarët” nuk luajtën të shtunën, por disfata e ndjekëseve të Arsenal ndaj Nottingham Forest me rezultatin e ngushtë 1-0 bëri të mundur që ata matematikisht të shpalleshin kampionë.

Në pamje shihen Jack Grealish, Phil Foden apo Bernardo Silva teksa shpërthejnë në brohorima pas fërshëllimës së trefishtë nga arbitri, teksa ylli i ekipit Halaand iu bashkua festimeve online.

Ndërkohë i gjithë fokusi tashmë i City është nga Stambolli, ku do të përballen me ekipin e Interit për finalen e Champions League. (A2 Televizion)

https://twitter.com/ManCity/status/1660005087702315009

A2 CNN Livestream

Latest Videos