Xavi refuzon Barcelonën… për momentin

Nga A2 CNN
12 Janar 2020, 15:10 | Futboll
Xavi refuzon Barcelonën… për momentin

Xavi Hernández nuk do të marrë drejtimin e Barcelonës, të paktën jo për momentin.

Ky është përfundimi i arritur pas takimeve të njëpasnjëshme mes përfaqësuesve të klubit katalanas, Grascar Grau dhe Eric Abidal, me 39-vjeçarin i cili aktualisht është trajner i Al Sadd, në Katar.

Sipas mediave sportive spanjolle, Xavi nuk donte të merrte klubin në mes të sezonit dhe gjithashtu kërkoi më shumë kohë për të marrë vendimin, por kur drejtuesit katalanas këmbëngulën që të merrnin përgjigje përpara se të largoheshin nga Katari, atëherë ish-mesfushori u përgjigj me një JO të prerë.

Por, të dyja palët kanë arritur dakordësinë që ta diskutojnë prapë çështjen sezonin e ardhshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos