Lautaro shkakton penallti dhe duhej ndëshkuar me të kuq, VAR-i fle gjumë

Nga A2 CNN
12 Janar 2020, 10:00 | Futboll
Lautaro shkakton penallti dhe duhej ndëshkuar me të kuq, VAR-i fle

Atalanta është e tërbuar për një episod që ndodhi në fundin e pjesës së parë të sfidës ndaj Interit, që u luajt në San Siro.

Toloi protestoi shumë duke kërkuar një penallti nga arbitri, pas zhvillimeve në një goditje dënimi, kur rezultati ishte 1-0 për Interin. Qendërmbrojtësi goditi me kokë dhe topi u grushtua nga Handanovic, por mbeti në zonën e vogël të Interit, ku Toloi u sul për ta shtyrë në portë, por rrëzohet pas një kontakti me Lautaro Martinezin.

https://www.youtube.com/watch?v=G2nhWTxAqwM

Nga pamjet duket që sulmuesi argjentinas i Interit i kap me dorë këmbën mbrojtësit të Atalantës. Duket 11-metërsh i pastër dhe karton i kuq, por Rocchi u konsultua me arbitrin e VAR-it (Irrati) dhe konfirmoi se nuk ka ndërhyrje të gabuar.

Pas ndeshjes, trajneri i Atalantës, Gasperini, tha: “Nuk e kuptoj pse nuk u përdor VAR-i. Ngjarje të tilla ia heqin vlerën krejtësisht teknologjisë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos