Manchester United bëhet me dy Cristiano Ronaldo

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2022, 21:51 | Futboll

Cristiano Ronaldo Jr. po ndjek hapat e babait të tij, duke iu bashkuar Manchester United.

11-vjeçari do të luajë për akademinë e klubit anglez, ku do të mbajë numrin 7 në fanellë, ashtu si i ati.

Partnerja e CR7, Georgina Rodriguez, postoi në Instagram foton e Cristiano Ronaldo Jr. duke mbajtur në duar fanellën e United.

Disa ditë më parë, ylli portugez postoi në rrjetet sociale disa foto të tij bashkë me djalin, duke u stërvitur. Foton e shoqëroi me shkrimin: “E tashmja dhe e ardhmja”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos