Zgjedhjet në FSHF, Komisioni i Verifikimit zyrtarizon kandidaturat

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2022, 19:00 | Futboll
Zgjedhjet në FSHF, Komisioni i Verifikimit zyrtarizon kandidaturat

Komisioni i Verifikimit në FSHF, pas verifikimeve të tij, kanë shpallur zyrtarisht kandidatët për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Armand Duka, Dritan Shakohoxha dhe Sulejman Starova janë kandidatët për postin e presidentit të Federatës, figurat që kanë marrë numrin e propozimeve të nevojshëm.

Ndërkohë, janë shpallur edhe 12 kandidatët për anëtar të Komitetit Ekzekutiv  të FSHF, që janë: Abdyl Kuriu, Anila Basha, Arben Dervishaj, Bardhyl Jera, Envi Hicka, Ermal Tahiri, Ervin Canollari, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu, Pano Xhixho, Vasil Bicaj dhe Ylli Ҫekiҫi.

Komisioni i Verifikimit është organi përgjegjës për organizimin dhe mbikëqyrjen e procesit zgjedhor në përputhje me Rregulloren e Asamblesë së FSHF-së dhe kryerjen e kontrollit të integritetit, i miratuar në Asamblen e Përgjithshme të FSHF-së.

https://a2news.com/2022/02/03/ceferin-ne-kryeministri-zgjedhjet-e-fshf-mund-te-shtyhen/

Mbledhja e Komisionit të Verifikimit erdhi një ditë pas përfundimit të afatit për depozitimin e kandidaturave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos