Manchester United triumfon në fushë ndaj Leeds, jashtë fushës “humbin” dy tifozeritë

Nga A2 CNN
14 Gusht 2021, 16:32 | Futboll
Manchester United triumfon në fushë ndaj Leeds, jashtë

Manchester United e fillon më së miri sezonin e ri të Premier League duke “shkatërruar” Leeds i Marcelo Bielsa me rezultatin 5-1.

Protagonist i ndeshjes padyshim Bruno Fernandez, autor i një triplete, por edhe Paul Pogba, që dha 4 asiste për shokët e ekipit.  

Pas njëviti pa publik, Old Trafford ishte i mbushur me më shumë se 72mijë spektatorë, që kanë një lojë bindëse të Red Devils, që kalojnë në avantazh me Fernandes së Minutën 30, edhe pse në 48 Leeds barazon me një gol të bukur të Ayling. Por është thjesht një Iluzion, dhe Greenwood dhe Fernandes mbushin rrjetën me 4 gola të tjerë.

Manchester hyri edhe blerja e re, ai Jared Sancho që u rikthye në Britaninë e Madhe pasi u pagua 85 milionë euro.

E vetmja ngjarje e hidhur ishte përballja e dhunshme midis dy tifozerive para ndeshjes, e ndodhur në qendrën e qytetit dhe që përfshiu dhjetëra tifozë të dy ekipeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos